Categories Lajme

Flamur Noka shpjegon përse la Kukësin, për të kandiduar në Tiranë

Ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka folur për lëvizjen më të fundit të tij, kandidimin në Tiranë duke lënë Kukësin. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Flamur Noka thotë se lëvizja e tij është bërë pas konsultimeve. Sipas tij rrethanat e PD janë të tilla që ai duhet të kontribuojë më shumë në Tiranë, pasi kuksianët tashmë për të janë të motivuar edhe pa emrin e tij në listë.

Ai nuk e fsheh keqardhjen për moskandidimin në Kukësi por thotë qartazi se është punëtor i vjetër në PD dhe është besnik i partisë po aq dhe elektoratit. “Unë jam një punëtor i vjetër partie. Jam rritur në atë parti, dhe përgjithësisht kam zbatuar një parim. Parimi është ky, forca ime politike që më ka rritur, unë do i përgjigjem ku të jetë.

Sigurisht që ndjej një keqardhje. Por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër, duhet të shkosh. U zgjodha për 3 mandate. U ngelem besnik elektoratit, por po aq dhe PD. Jam rritur këtu, dhe si njeri i rritur në PD, kur bëhen diskutime për nevoja për kontribut.

Kjo është bërë në konsultë. Pasi sigurisht që unë siç e thashë kam qenë gjithnjë i hapur. Puna është ku mund të bëj më mirë. Kukësi ka qenë domosdoshmëri të isha unë në luftëtar në beteja për sa kohë kishte 4 mandate. Kuksianët nuk kanë më nevojë, ata janë të motivuar tashmë. I motivon më së shumti Rama. Sepse si ata apo si gjithë Shqipërinë të lënë pas dore, të përzënë.” u shpreh Flamur Noka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME