Flamurtari eshte fitues i kupes se Shqiperise ne basketboll per femra. Nje ndeshje qe eshte zgjidhur vetem ne sekondat e fundit fale nje koshi te realizuar nga Memushi duke i dhene fitoren ekipit vlonjat 80-79. Nje ndeshje qe ka dhuruar rivalitet gjate gjithe 40 minutave te saj. Ne dy periodat e para eshte Partizani qe luan ne mire duke mbyllur 10 minutat e para ne shifrat 36-42. Pas pushimit ndeshja fiton me shume emocione ndersa Flamurtari rikuperon, ndersa takimi luhet pike per pike. 10 minutat e treta mbyllen ne shifrat 61-61. Gjithcka luhet ne 10 minutat e fundit. Me te dyja skuadrat qe kerkojne fitoren. Ne 30 sekondat e fundit partizani shenon per tre pike duke udhehequr 78-79. Por fjala e fundit i takon Flamurtarit me Memushin qe shenon dhe mbyllet krejt takimi 80-79. Ne fund kupa dorezohet nga presidenti i FSHB Avni Ponari ,ndersa tek Flamurtari lojtaret dhe stafi nis festa dhe gezimi i fitores. Kupa e Shqiperise ne basketboll per femra u zhvillua per dy dite ne Vlore ndersa ne fund eshte Flamurtari qe shpallet fitues.
Edhe kryetari i bashkise se Vlores Ermal Dredha u ka uruar fitoren skuadres se Flamurtarit .

