Categories Lajme

Flet ambasadori britanik i arrestuar nga Irani: Nuk isha në protestë!

Ambasadori i Britanisë në Iran, Rob Macaire, ka treguar se ai u arrestua pavarësisht se nuk mori pjesë në demonstratat kundër Ayatollah Khamenei dje në Teheran. Diplomati tha që po ndiqte homazhet për viktimat e rrëzimit të Boeing dhe po tregonte kështu respektin e tij. Macaire u arrestua gjysmë ore pasi u largua nga zona edhe pse është e paligjshme të arrestosh diplomatët, shkuan Daily Mail.

Ai shkroi në Twitter këtë mëngjes:

‘Faleminderit për shumë mesazhe dashamire. Mund të konfirmoj që nuk po merrja pjesë në asnjë demonstrim! Shkova në një event i cili ishte manifestim i heshtur për viktimat e tragjedisë #PS752. Është normale të dëshirosh të tregosh respekt pasi disa nga viktimat ishin britanikë. U largova pas 5 minutash kur disa filluan të këndonin”.

Agjensia e lajmeve në Iran Mehr tha se ambasadori u arrestua me akuzën e ‘përfshirjes në provokimin e veprimeve të dyshimta’ në tubimin para Universitetit Amir Kabir. Por më vonë sot, zv.ministri i Jashtëm i Iranit Seyed Abbas Araghchi tha që Macaire nuk u ndalua.

Ai postoi në Twitter: ‘Ai nuk u ndalua, por u arrestua si i huaj i panjohur në një tubim të paligjshëm. Kur policia më njoftoi se i arrestuari pretendonte se ishte ambasadori i Britanisë në Iran, thashë E pamundur! ‘Vetëm pas bisedës sime në telefon e identifikova, pas 15 min ai u lirua’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME