Categories Lajme

Policia e Shtetit me katër njësi të reja për goditjen e paligjshmërisë

Lufta ndaj Krimit të Organizuar, krimit ekonomik e kompjuterik, kapja e të shpallurëve në kërkim dhe siguria rrugore do të jenë prioritetet e punës së Policisë së Shtetit për vitin 2020. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një analize pune me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendrorë, për rezultatet e vitit që lamë pas, nënvizoi se fokus të veçantë në vitin 2020 do të ketë lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore.

Për t’u përballur me fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi, “E, I, C, K”, të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë. Ministri Lleshaj tha se do të ngrihet “Njësia E”, që do të jetë njësia e specializuar për Krimin Ekonomik. “Njësi e specializuar, me ekspertë, e trajnuar, e pajisur, e cila do të trajtojë krimin ekonomik në kuptimin e krimit të organizuar, krimit të sofistikuar” u shpreh Lleshaj. Po ashtu do të ngrihet “Njësia I”, informacioni, inteligjenca. Lleshaj paralajmëroi se te kjo njësi do kërkohet dhe do të bëhet ndryshim thelbësor për të rritur efikasitetin. “Rrjetet e informacionit duhet të kthehen në rrjete profesionale” tha Lleshaj.

Po ashtu do të ngrihet “Njësia C”, ajo e Krimit Kompjuterik. “Do të përqendrojmë energjitë për të krijuar një strukturë të specializuar të krimit kompjuterik.” “Njësia K”, bëri të ditur ministri ka të bëjë me kapjen e personave në kërkim. Gjithë kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, theksoi Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME