Categories Lajme

Flet babai që i mori jetën vajzës

Faik Buci, i cili është vënë pas hekurave në Shtator të vitit 2020 dhe akuzohet se i ka marrë jetën vajzës së tij së bashku me Shkëlzen Bucin, vëllai i të ndjerës dhe djali i Faikut. Babë e bir u vunë para drejtesise pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Miklar Tola.

Në një intervistë për emisionin Uniko, Faik Buci është pyetur nëse ka gisht në kete ngjarje. Por Faiku mohoi që t’i ketë marrë jetën së bijës duke thënë se nëse do të ishte aq gj akftohtë sa të kryente një gjë të tillë, do të kishte bere te njejten gje edhe me dëshmitarin Miklar Tola dhe nuk kishte arsye përse t’i rrëfente ngjarjen.

“Unë po të them diçka, në mënyrën më njerëzore dhe me përgjegjësi që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me ngjarjen, e para” Pse? Sepse unë, po të isha kaq gja kftohtë t’i merrja jetën vajzën time dhe t’i falja jetën dëshmitarit kjo nuk mund të ndodhte kurrën e kurrës për një njeri si puna ime ose një tjetër kushdo qoftë ai.

Pra, të lësh dëshmitarin dhe t’i marresh jeten fëmijës tënd do të thotë të jesh as psikopat, as ka njeri në tokë as në hënë as në qiell. Pra nuk ekziston kjo mundësi. Fjalët duhen vërtetuar, e para.

E dyta, në ç’mënyrë mund t’i vërtetoj unë kundërthëniet e mia që jo që s’ekzistojnë këto fjalë fare sepse unë nuk mund t’ia bëja të ditur Miklar Tolës, që ai nuk ka integritetin për të qenë njeri në radhë të parë, megjithatë, nuk mund të vërtetoj unë një veprim kaq idiot, kaq banditesk saqë vërteton një dëshmitar të rremë.

Ai ka shumë gjëra të pabesueshme, siç është edhe kjo për një arsye se nuk kam pse ta bëj me Miklar Tolën unë, këtë nuk e kuptoj pse duhet t’ia kishim shprehur atij, këtë nuk e kuptoj unë.

Dhe e dyta, keni parë që çfarë thoshte në dëshminë e tij?

Nuk mbaj mend makinën që mua më ka marrë vajzën ajo makina Volksëagen e bardhë në 2008 më ka marrë vajzën, dhe ai thotë s’e mbaj mend targën, s’mbaj mend makinën, s’mbaj mend ku ja kam blerë.

Dhe e dyta, pse policia dhe organi i akuzës kur ka marrë dëshminë e Miklar Tolës nuk më ka vënë përballë Miklar Tolës mua. Arsyeja përse s’më ka vënë përballë a mund të ma shpjegojë organi i akuzës arsyen”? /tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME