Categories Lajme

Flet bashkëshorti i 51-vjeçares në Korçë: Nuk vuante nga asnjë sëmundje, të zbardhet e vërteta!

Mëngjesin e kësaj të diele ka ndërruar jetë një 51-vjeçare në Korçë. Ajo ishte paraqitur në orët e para të mëngjesit në spital e pasi bluzat e bardha i kanë bërë një gjilpërë, i kanë kërkuar që të largohet për në banesë. Pikërisht vetëm pas pak orësh, ajo gjendet e pajetë nga familjarët.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Edison Salice. Ai ka thënë për gazetaren Lorena Kodra se e shoqja nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ai kërkon që të zbardhet e vërteta.

“Nuk po më kthente përgjigje, trokita te fqinja dhe lajmëruam ambulancën. Erdhi ambulanca, e gjetëm me puls të dobët. E morën e sollën këtu, asnjëlloj gjëje. Këta thanë në momentin që mbërriti në spital që ishte me puls të dobët. Nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Pse e dërguan mjekët në shtëpi?! Përse nuk e mbajtën në spital. Të gjendet dhe të zbardhet e vërteta me doktorët. Të vijë mjeku ligjor nga Tirana. Policia po merret me çështjen”, tha. (BalkanWeb)

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME