Categories Lajme

Flet dentistja që u dënua për mashtrim: Doja t’i jepja fund gjithçkaje

Olesia Duka, stomatologia që mashtronte biznemenë të ndryshëm, duke u marrë miliona lekë me argumentin se do t’i investonte u dënua pak vite më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit Durrës për akuzën e mashtrimit në vlerën e disa miliona Eurove.

Ajo iu kishte marrë miliona euro biznesmenëve në Durrës dhe Tiranë me argumentin se do t’i investonte në klinika të ndryshme dentare dhe më pas do t’jua kthente.

Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku shprehu pendesën për krimin e kryer. “Doja t’i jepja fund gjithçkaje në vetvete, në jetën time, dhe nuk e kam menduar se kush mund të më jepte forcë por pas një vështirësie të madhe, gjeta forcën dhe mbështetjen.

Nuk e di as vetë se si, në perëndi, dhe aty pata një lloj rizgjimi në mendjen time, nga ajo Olesia e botës së çudirave që flitej, u bëra me botën e vërtetë, një e rilindur sa iu jepja forcë dy prindërve të mi.”, tha ajo.

Ajo tha se këtë periudhë të vështirë, për të cilën ka shkruar dhe një libër, e ka parë si një reflektim për të ndryshuar. Më tej, ajo pati dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që futen në rrugë të gabuar.

Slogani im është që të dëgjojnë familjen, të mbështeten te ta, të pyesin dhe për presjen më të vogël. I them gjithmonë vetes e meritoj për prindërit.

Jo vetëm që jam e penduar, por dua të jem një zë i së drejtës për çdo grua, fëmijë, dhe më vjen keq kur i shikoj, qoftë dhe njerëzit e tjerë që dashje pa dashje i hyjnë botës së krimit, që të stopojnë, të ndalojnë dhe të mendojnë më thellë. Jo shkurt ashtu siç mendova unë, për të fituar gjëra të mëdha shumë të shpejta dhe në fund ke një pendesë shumë të madhe,“ tregoi Olesia Duka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME