Categories Lajme

Flet eksperti/ Fundi i emigrimit në Shqipëri. Trendi i ri, kthimi në shtëpi

Në një intervistë për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Profesor Arjan Gjonça, pedagog në London School of Economics (LSE) dhe ekspert i njohur i demografisë, ka shpalosur një analizë të thellë mbi tendencat e reja demografike në Shqipëri.

Gjonça solli të dhëna optimiste që sugjerojnë një kthesë historike në lëvizjen e popullsisë, duke kaluar nga fenomeni i largimit masiv drejt një tendence të re të rikthimit, veçanërisht pas vitit 2020. Gjonca solli në Shqip analizën e të dhënave të fundit mbi migracionin. Profesori theksoi se për herë të parë pas tri dekadash, po vërehet një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që kthehen për të jetuar dhe investuar në atdhe. “Vetëm në vitin 2023, kemi rreth 25,600 shqiptarë të kthyer,” deklaroi profesori, duke iu referuar të dhënave të INSTAT dhe vrojtimeve të Bankës Botërore. Ai shpjegoi se ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm, të kthyerit nuk janë vetëm pensionistë, por profesionistë të moshës 35 vjeç e lart, të cilët sjellin me vete kapital dhe kulturë pune perëndimore.

Ekonomia dhe ndryshimi i mentalitetit

Sipas Gjonçës, ky ndryshim vjen si pasojë e përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë, rritjes së turizmit dhe ngushtimit të diferencave të pagave reale midis Shqipërisë dhe disa vendeve fqinje si Greqia apo Italia, nëse merret parasysh kostoja e jetesës. Ai argumentoi se zhvillimi ekonomik në qytete kyçe si Tirana, Vlora dhe Durrësi ka krijuar mundësi të reja për sipërmarrje të vogla dhe të mesme.

Sfida e plakjes dhe kujdesit social

Megjithatë, profesori i London School of Economics nuk ngurroi të ngrinte alarmin për sfidat e së ardhmes. Plakja e popullsisë dhe rënia e lindshmërisë po krijojnë një situatë të re ku sistemi i pensioneve dhe ai i kujdesit social do të vihen nën presion të madh. “Ne jemi një shoqëri tradicionale ku për të moshuarit kujdeset fëmija i vogël, por kur fëmijët kanë emigruar, kush do të kujdeset për ta?” ngriti pyetjen Gjonça, duke bërë thirrje për politika urgjente dhe holistike nga qeveria. Në përfundim, Arjan Gjonça u shpreh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Shqipëria ka të gjitha potencialet për t’u bërë një vend i jetueshëm, mjafton që të hiqet dorë nga pesimizmi i tepruar dhe polarizimi politik që shpesh verbon gjykimin racional mbi arritjet reale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitje dheu në Delvinë/ rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

Moti i rënduar ka krijuar probleme edhe në lagjen më të vjetër të Delvinës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Narta e përmbytur sa herë ka rreshje, banorët kërkojnë pastrimin urgjent të kanalit

Bllokimi i kanalit kullues në fshatin Nartë vijon të mbetet një problem shqetësues për banorët.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet 22-vjeçari shqiptar në Angli, ja si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një i ri shqiptar është vrarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rezultoi i skaduar, bllokohen mbi 7.6 tonë miell në Doganën e Durrësit

Mbi 7.6 tonë miell janë bllokuar në Doganën e Durrësit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Osmani: Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe krahasuar me gjenocidin serb minon drejtësinë dhe paqen në rajon

Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë me një seancë solemne në Kuvendi i Kosovës,…

LEXO ME SHUME