Categories Lajme

Rezultoi i skaduar, bllokohen mbi 7.6 tonë miell në Doganën e Durrësit

Mbi 7.6 tonë miell janë bllokuar në Doganën e Durrësit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se, gjatë një kontrolli në ambientet e një subjekti tregtar, u konstatuan 2.500 kg miell orizi me datë skadence 01.04.2025 dhe 5.150 kg miell për pica me datë skadence 07.04.2025, në total 7.650 kg produkte të papërshtatshme për tregtim dhe konsum.

Strukturat doganore kanë nisur procedurat përkatëse në bashkëpunim me Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, deri në asgjësimin e plotë të mallit. Dega e Doganës Durrës, gjatë kontrollit fizik në ambjentet e një subjekti tregtar, i pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës.

Nga punonjësit e doganës është bllokuar sasia 2.500 kg miell orizi, me datë skadence 01.04.2025 dhe sasia 5.150 kg miell për pica, me datë skadence 07.04.2025. Dogana e Durrësit ka nisur procedurat, në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në parashikim të kompetencave përkatëse, deri në asgjesimin e mallit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh angazhimin maksimal për zbatimin e ligjshmërisë dhe nxit operatorët ekonomikë për respektimin e detyrimeve për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shtetasve.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME