Categories Lajme

Osmani: Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe krahasuar me gjenocidin serb minon drejtësinë dhe paqen në rajon

Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë me një seancë solemne në Kuvendi i Kosovës, ku presidentja Vjosa Osmani mbajti një fjalim përkujtimor për rrugëtimin historik të shtetit.

Osmani theksoi se 18 vite më parë Kosova “u ngrit nga vuajtja në dinjitet dhe nga rezistenca në shtetësi”, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme.

Ajo u shpreh se pavarësia ishte përmbyllje e një udhëtimi të gjatë dhe të dhimbshëm, i fituar me mund, gjak dhe durim shekullor.

“18 vite më parë, Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet dhe nga rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. Tetëmbëdhjetë vite më parë iu dha fund një udhëtimi të gjatë dhe të dhimbshëm; pavarësia u fitua me mund, gjak dhe durim shekullor. Ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u dëbuan, u luftuan, por asnjëherë nuk u nënshtruan. Sot përulemi para kujtimit të të gjithë atyre që ranë për këtë ditë, që Kosova të jetë Republikë”, tha Osmani.

Në fjalën e saj, Osmani vuri theksin te lufta për liri, duke shtuar se UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që përjetonte gjenocid. Ajo theksoi se çdo përpjekje për ta njollosur luftën çlirimtare është e padrejtë dhe e pavërtetë.

Osmani shtoi se përpjekjet për ta krahasuar luftën e Kosovës me krimet dhe gjenocidin e Serbisë minojnë drejtësinë dhe dëmtojnë themelet e paqes afatgjatë në rajon.

“Historia jonë është brumosur në luftën për liri dhe mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, si dhe të gjithë burrave dhe grave të UÇK-së. UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj dhe rezistenca jonë kombëtare ishte përgjigjja e një populli që po përjetonte gjenocid. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është e padrejtë, e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që sot janë në Hagë, së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë, u ngritën për liri, për dinjitet dhe për të jetuar të lirë në atdheun e tyre.

Çdo përpjekje për ta krahasuar luftën tonë çlirimtare me krimet dhe gjenocidin e Serbisë jo vetëm që minon drejtësinë, por dëmton edhe themelet e paqes afatgjatë në rajonin tonë. Kjo është e vërteta historike dhe nuk mund të shpërndahet nga asnjë përpjekje për rishkrim apo deformim të historisë. Duke mbrojtur të vërtetën, ne mbrojmë shtetin tonë, pasi lufta jonë është betimi i përgjakur i një populli që donte të jetonte i lirë në vendin e vet’, tha Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME