Categories Lajme

Flet epidemiologu: Si parashikohet situata në shtator

Edhe pse shifrat janë çdo ditë në rritje, si numri i rasteve të reja, ashtu edhe shtrimet spitalore, për epidemiologun Alban Ylli situata pandemike në Shqipëri mund të cilësohet nën kontroll.alban ylli maska vala e dyte

“Shqipëria është sërish pjesë e një prirjeje rajonale të zhvillimit të pandemisë, por jemi në një rritje lineare dhe jo eksponenciale, pra në një situatë mesatare. Në Bosnje, Kosovë, Moldavi, situata ka rrjedhur në mënyrën më të keqe. Vendet e Europës Lindore, që patën pak probleme në pranverë me pandeminë, nga momenti që virusi hyri me vonesë, po e shprehin potencialin e tyre në këtë moment”, thotë mjeku, duke hequr një paralele të situatës në vendin tonë me atë në vendet fqinje e më gjerë.

Statistikat e shkallës së infektimit dhe shërimit, sipas tij, janë tregues i mirë i imunitetit të krijuar në një pjesë të vogël, por të konsiderueshme të popullsisë.

“Në Tiranë dhe qytetet e mëdha si Durrësi personat që kanë kaluar infeksionin po shkojnë në 10%, ndërkohë që në pjesën tjetër të vendit jemi te 5%. Një përqindje e tillë, edhe pse ende larg imunitetit të tufës, është sërish një barrierë e mirë për mosshpërndarjen e virusit. Mendohet se piku ynë mund të jetë rreth 200 raste në ditë, dhe ne po arrijmë atë pikë, por unë mendoj se në shtator mund të kemi një frenim të rasteve, ndërkohë që vala e dytë mund të shfaqet më vonë gjatë vitit”.

Ndonëse situata në rang vendi nuk është shqetësuese, sërish Ylli nuk është pro hapjes së shkollave.

“Të ishte për mua, unë do t’i mbaja të mbyllura shkollat. Vendimi është politik, balanca midis rrezikut mjekësor dhe humbjes së një gjenerate që nuk po i kthehet bankave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME