Categories Lajme

“Nga Monumenti i Lirisë”, Meta mesazh nga Vlora: Nderova sot 38 patriotë të kësaj krahine

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga “Monumenti i Lirisë” në Drashovicë të Vlorës. Meta shprehet se ka nderuar sot 38 patriotë të kësaj krahine, që me armë në dorë luftuan në Luftën e Lavdishme të Vlorës. Më tej, Meta thekson se sot më shumë se kurrë duhet që të ngremë lart sakrificën sublime të heronjve vlonjatë e shqiptarë për një Shqipëri që iu jep mundësi të gjithë qytetarëve.

Postimi i presidentit Ilir Meta: Nga Monumenti i Lirisë, në zemër të Drashovicës kryelartë, nderova sot 38 patriotët më të shquar të kësaj toke që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira duke paguar me jetën e tyre çmimin e dhimbshëm për mbrojtjen e Pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë, në Luftën e lavdishme të Vlorës, një shekull më parë.

Por nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë të lartësojmë vendin tonë përpara kërkesave të kohës dhe zhvillimit. Ta shndërrojmë gjithë trashëgiminë dhe potencialin njerëzor si komb në një energji pozitive për europianizimin e plotë të Shqipërisë.

T’i ngremë përpjekjet dhe punën tonë në lartësinë e plotësimit të ëndrrave të bijve e bijave të Drashovicës, të Vlorës dhe gjithë shqiptarëve patriotë. Ta ndërtojmë Atdheun tonë të dashur për të jetuar të gjithë qytetarët tanë, duke u rikthyer shpresën, sidomos brezit të ri. 🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME