Categories Lajme

Flet gruaja e kapitenit turk të jahtit të braktisur në Shëngjin: Telefonata e fundit ishte në 4 shtator, ja çfarë më tha

Bashkëshortja e kapitenit turk të jahtit të braktisur në Shëngjin, Sezgin Yavuz, i cili është i zhdukur prej disa ditësh, ka dhënë një intervistë për mediat turke ku ka rrëfyer bisedën e fundit me bashkëshortit.

Vesile Yavuz, 26-vjeç, e cila është në pritje të një fëmije, ka deklaruar se në datën 4 shtator ai e ka telefonuar dhe i ka thënë se është nisur dhe se do ta telefononte më pas sërish, dy ditë më vonë, telefonatë e cila nuk ka ardhur më kurrë. Yavuz tha se bashkëshorti i saj nuk kishte kishte problem shëndetësor dhe se notonte shumë mirë, duke hedhur poshtë dyshimet se mund të ketë ndërruar jetë apo të jetë mbytur në det.

“Më thirri në 4 shtator të këtij muaji dhe më tha se do kthehem. “Do të të telefojojë sërish pas dy ditësh” më tha, por nuk më thirri më kurrë. Jahti ku ai udhëtonte u gjet i braktisur në Shëngjin. Kërkojë ndihmën e policisë. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Vajza ime më pyet për babanë, por unë nuk mund t’i them asgjë”, mësohet të ketë thënë Vesile Yavuz.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se janë nisur drejt Shqipërisë vëllezërit e 33-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME