Categories Lajme

Meteorologia bën parashikimin: Si do jetë moti në vijim

Meteorologia Klajda Porja në një lidhje telefonike me “News 24” ka folur për kushtet atmosferike, të cilat do të jenë prezente përgjatë pasdites së sotme si dhe për ditët e ardhshme.

Ajo pohoi se orët në vijim zonat qendrore do të jenë të rrezikuara prej rrebesheve të shiut, ndërsa nga nesër, temperaturat do të shënojnë rritje duke bërë që muaji shtator të ketë mot të qëndrueshëm dhe që do shoqërohet me klimë të thatë.

Çfarë ditësh na presin?

“Parashikohet që orët vijuese të mbeten të rrezikuara nga rrebeshet e shiut, duke prekur dhe një pjesë të mirë të zonave qendrore. Nga nesër do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që reshjet të mbeten vetën në zonat malore. Në dy dhjetëditëshat e tjerë të shtatorit parashikohet një klimë e thatë, e kthjellët. Që nga nesër do të kemi rritje të temperaturave. Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm në të gjitha ditët e shtatorit. Deri më 25-26 nuk do të kemi reshje të dendura shiu. Mot i qëndrueshëm do të jetë në gjithë zonën bregdetare, duke bërë që plazhi të vijojë. Në fundjavë temperaturat mund të arrijnë deri në 34 gradë C. Franca dhe Italia do të shënojnë temperaturat mjaft të larta, mbi normalen. Edhe Shqipëria do të jetë e ndjeshme, ku temperatura më e lartë do shkojë deri më 35 gradë C. Megjithatë, lagështia do të mbetet, pasi rrebeshet do të prekin një pjesë të zonave malore. Do ketë zagushi, që do bëjë që ne të ndjejmë edhe më shumë të nxehtin, sidomos kryeqyteti”-tha Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME