Categories Lajme

Flet “Juli i Pashakos”: Nuk kam lidhje me atentatin ndaj Ndojës, nuk e di pse më kërkojnë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për Abc News, Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin e 1 nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën Andi Maloku, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. i pyeti pse i keni vajtur kontroll”, – u shpreh Sula.

I pyetur nëse kishte njohje me Redjan Rrajën, të arrestuarin e vetëm mbi ngjarjen, Sula e ka mohuar një gjë të tillë. “Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi. Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare, as Pëllumb Muharremin”, – është shprehur ai, teksa deklaron se të nesërmen do të shkojë në polici për sqarimin e situatës. “Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, – deklaroi Julian Sula.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Edhe të rinjtë italianë po largohen nga vendi, kërkojnë më shumë siguri dhe paga më të mira

Të rinjtë italianë po shkojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit dhe po e lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në ish-Bllok Sokol Mëngjesi, njëri nga avokatët e Sali Berishës

Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha është goditur me grushte. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ju çon në jug sa hap e mbyll sytë”, Rama ndan pamjet nga tuneli i Llogarasë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga tuneli i Llogarasë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Maj 2024

Dashi Një ditë e mirë kjo e mërkurë për të lindurit e kësaj shenje. Planetet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Do të vrisnin Alfred Gjokën dhe dy policë në Aramenas, gjykata dënon me 118 vite burg grupin e vrasësve ….

Një grup qitësish me pagesë që vepronin në zonën e Laçit dhe jo vetëm për…

LEXO ME SHUME