Categories Lajme

Flet mjekja e parë shqiptare që bëri vaksinën anti-Covid

Mjekja shqiptare në SHBA, Irida Molla e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ ka folur një ditë pasi u vaksinua ndaj COVID-19. Mjekja tregon se nuk ka asnjë simptomë apo efekt anësor nga vaksina, përveç ndjeshmërisë normale të dhimbjes tek vendi i injeksionit.

Ajo thekson se nuk e ka kaluar COVID-19 më parë, pro vaksinën duhet ta bëjnë si ata që janë infektuar më parë, edhe ata që nuk e kanë kaluar ndonjëherë. Për mjeken shqiptare vaksina është dritë në fund të tunelit dhe shpresa se një ditë pandemisë do i vijnë fundi prandaj i bën thirrje të gjithëve të vaksinohen.

”Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor. Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi. Jo asnjë efekt. Këto janë raportuar në vaksinën e Pfizer si elemente minimale, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam. Janë dy doza, në 3 javë, 21 ditë në 3 janar.

Nuk e kam kaluar COVID-19. Unë jam në përballje ditë për ditë me COVID-19, jam ditë për ditë me pacientë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë, ka lënë dhe impresion të thellë. Përderisa ne jemi përpara një drite në fund të tunelit, dhe prandaj.

E shoh problemin në dy grupe, të parët janë skeptikët, pjesa më e madhe që nuk besojnë tek një vaksinë e re, sëmundje e re, këtu hyn dhe funksioni jonë si profesionist, për të përhapur lajme, ky grup do punë, por shoh një dritë jeshile. Është dhe grupi tjetër i rrymës anti-vaksinë. Ata janë të fiskuar, është më e vështirë për t’i bindur. Por me edukim, me sensibilizim.

Indikacionet janë që dhe ata që e kanë kaluar, apo që po e kalojnë, ta marrin vaksinën, s’krijon asnjë problem. Imuniteti që arrihet është më i lartë në antitrupa se ata që e kanë kaluar, indikacioni është që duhet marrë, ndoshta më vonë por duhet. Si kudo në botë, mes kësaj pandemie edhe në SHBA është situatë e rënduar. Kemi kapacitetet, s’kemi kaluar limitet. Prandaj duhet të vaksinohemi sa më shumë dhe që kësaj pandemie t’i vijë fundi një ditë.”- tha mjekja shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME