Categories Bota

U raportua se po qarkullon një version i ri virusit, Londra futet në kárantinë

Boris Johnson ka njoftuar kufizime më të rrepta anti-Covid në prag të Krishtlindjeve ndërkohë që në vend është zbuluar një “version” i ri i virusit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se Londra dhe pjesë të Anglisë juglindore dhe lindore do të kalojnë në kufizimet e nivelit të katërt, ndërsa dyqanet jo-thelbësore të mbyllen nga nesër.

Qytetarët në ato zona, raportohet se duhet të qëndrojnë në shtëpi ndërsa nuk mund të udhëtojnë gjatë pushimeve dhe qeveria po rekomandon që të gjithë të festojnë brenda vendit e të mos udhëtojnë gjatë Krishtlindjeve.

“I shqetësuar duhet t’ju them se nuk mund të vazhdojmë me Krishtlindjet siç ishte planifikuar,” tha Johnson në një konferencë shtypi të shtunën, duke deklaruar se i vjen keq për ndryshimet që duhet të bëhen. Qeveria kishte planifikuar fillimisht të linte rregulla që lejonin tre familje të takoheshin gjatë pesë ditëve për Krishtlindje, por kjo tani do të kufizohet vetëm në Ditën e Krishtlindjes.

Shtimi i masave vjen pas një “rritje dramatike” të rasteve në juglindje dhe Londër, ku në disa zona, shumica e rasteve të reja COVID-19 janë varianti i ri i virusit, tha profesor Chris Whitty, zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME