Reperi i njohur Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga pòlicia pasi mori pjesë në protestën e organizuar për vrásjen e Klodian Rashës nga efektivi i pòlicisë Nevaldo Hajdaraj. Pasi ndodhej në Turqi, reperi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar drejt Anglisë. Ai ka publikuar një video, krahas së cilës ka shkruar:
“Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet, a ju premtova që do të vij”. Kujtojmë që pak ditë më parë, Stresi u shpreh se po përndiqet nga pòlicia për shkak të deklaratave që ka bërë ndaj Ramës.
“E vetmja arsye pse nuk jam në Tiranë është se nuk e di kush e ka marrë atë urdhër por bëj be në Zot që janë dy hummera, 8 makina pòlicie, me kapuça ku me më zënë dhe me më rrahur mua. Vetëm kaq ka dashur të bëjë pòlicia prej deklaratave të mia që kam folur për kryeministrin.”, deklaroi Stresi.
