Categories Lifestyle

Mjekja tregon gabimet që bëhen në kurimin e pacientëve me covid

Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg ka folur për një studim të fundit që mjekët në të gjithë Europën kishin bërë mbi kohën se kur pacientët me Covid 19 duhet të merrnin antibiotikë dhe kortizonikë.

Të dhënat e studimit ajo i ndau edhe me publikun shqiptar, por tha gjithashtu se do të rekomandonte që edhe mjekët shqiptarë t’i zbatonin ato. Sipas saj, një i sëmurë me Covid 19 nuk duhet të marrë antibiotik para ditës së 7 të infektimit dhe asnjëherë nëse temperatura e tij nuk është më e lartë se 38.5 gradë celsius.

“Protokollet nga shteti në shtet të ndryshme. Sa i përket hapave që ndiqen në trajtimin e pacientëve me Covid, ka shtete që japin kortizonin direkt, ka të tjera që thonë të presësh deri në 3 ditë para se ta japësh. Ne i kemi shqyrtuar të gjitha rastet dhe kemi vendosur se cili do jetë hapi më i rëndësishëm.

Gabim është dhënia e antibiotikëve më të fortë dhe dhënia në kohën jo të duhur, hapat e nxituara i kemi identifikuar në këtë protokoll. Do të donim t’ua përcjellim kolegëve tanë në Shqipëri qoftë për mjekët në spitalet covid, por edhe për mjekët e familjes. Antibiotikun nuk e japim që në fillim edhe kur s’ka pasur covid. Duhet pritur një javë dhe poshtë 38,5 nuk mund të jepet kurrësesi. Nëse pacienti në vend që të përmirësohet, përkeqësohet e japim pas ditës së 7”, ka thënë Dollenberg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME