Categories Lajme

Flet mjeku: Blerta ka qenë pacientja ime, vuante nga çrregullimi depresiv

Dita ditës zbulohen faktë të reja për ngjarjen tragjike të Kombinatit ku u vetëflijuar Zhaneta dhe Anisa Josifi ndërsa vajza tjetër Blerta arriti të mbijetonte. Në media është publikuar një intervistë e mjekut psikiatër Sadik Lala i cili ka deklaruar se Blerta Josifi ka vuajtur nga crregullimi depresiv dhe se ka qenë paciente e tij me të cilën ka realizuar 4 vizita në klinikën e tij.  “Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime.  Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas.  Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë.

Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën.  Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave.  Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015.  Ka kryer gjithsej 4 vizita në klinikën time.  Erdhi e shoqëruar nga e motra.  Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues. E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket.  45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta”,  ka deklaruar mjeku psikiatër Sadik Lala.tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME