Categories Lajme

Flet nëna e shqiptares në Greqi: S’e kisha parë vajzën prej 12 vitesh

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina në Greqi nga babai i saj, në familjen e nënës që jeton në Berat, është mësuar vetëm nëpërmjet mediave. Menjëherë pas lajmit të kobshëm, nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rrënuar në lagjen “Donika Kastrioti”, ku ajo jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tij 18-vjeçe, Klean, të cilën e ka gjetur 1-vjeçe dhe e ka rritur vetë, duke mos e ndarë asnjëherë nga vajza e saj, Angjelina.

Xhezmija tregon mes lotëve se, ka 12 vite që nuk e shikon vajzën me sy,pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron. Largimi i saj në Greqi-sipas nënës Xhezmije ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve. Por Xhezmija tregon se, prej 12-vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën e saj.

Vajza më shumë fliste me të motrën,Klean,që edhe pse ishte vajza e burrit me të cilin u martua nëna pas ndarjes me Alekon, Angjelina e kishte rritur vete. Edhe mesazhi i fundit me familjen e saj në Berat ka qënë me Klean dy ditë më parë në Messanger, ku Angjelina uronte nënën dhe familjen e saj për Vitin e Ri.

Nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari pohon se nuk ka qënë në dijeni se vajza e saj kishte një lidhje dashurie. Ajo tregon se, ish-bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm dhe mjaft xheloz dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes së tyre. Nëna e vajzës i bën apel shtetit për kthimin e kufomës së saj pranë familjes në Berat dhe kërkon nga drejtësia greke dënimin më të rëndë për këtë baba kriminel.

Duke folur për mbesën e tij dhe për lidhjen e motrës me Alekon kur ishin ende të martuar, edhe daja e vajzës, Novruz Stoçeni kërkon ardhjen e kufomës së mbesë në shtëpinë ku u lind dhe u rrit dhe dënimin maksimal për babain e saj vrasës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME