Categories Lajme

Itali, Policia ndërhyn për të shuar debatin, e pëson shqiptari

Një patrullë e karabinierëve në Asti, ndërhyri për të shmangur një sherr midis dy të rinjve përballë një restoranti në Corso Alessandria. Gjatë ndërhyrjes, policia vërejti një nervozizëm të pazakontë të njërit prej tyre, mjaftueshëm për të ngjallur dyshime.

Në këtë mënyrë, ndaj tij u zhvillua një kontroll paraprak personal dhe më pas një kontroll të imtësishëm në automjet. Brenda makinës, në pjesën e pultit u gjetën të fshehura më shumë se 5 gram kokainë dhe të holla, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e jashtëligjshme e drogës.

Pas kësaj, 25 vjeçari shqiptar me iniciale D. E., u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. Ai u dërgua në qelitë e paraburgimit në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME