Categories Lajme

Flet personi që po mposht koronavirusin tek Infektivi: Ja simptomat e virusit, çfarë ndjeva ditën e parë dhe në vazhdim

Marku 42 vjeçar ka arritur të sfidojë koronavirusin, duke deklaruar se po shkon drejt shërimit të plotë dhe se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai thotë se beson se është infektuar gjatë një darke, ku kanë qenë të pranishëm 10 persona dhe vetëm tre prej tyre janë prekur nga virusi.

Gjatë një interviste telefonike me “Open” në Top Channel, burri tregon edhe simptomat e virusit, duke e konsideruar si grip të zakonshëm.

Ai konsiderohet si rasti i parë në Shqipëri që po shërohet, pasi analiza e parë ka dalë negative me virusin, ndërsa i duhet edhe një analizë tjetër për ta konfirmuar.

Ai bën apel që të mos ketë panik nga ana e qytetarëve.

Deklarata:

Marku: “Ditën e parë kisha vetëm djersë dhe asnjë lloj shqetësimi tjetër. Ditën e tretë filloi temperatura, 38.2 apo 38. 3. Ditën e pestë ka vazhduar mungesa e frymëmarrjes, por jo e papërmbajtshme. Pak e zorshme, por jo e pamundur. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit ku kam folur me doktorët dhe urgjencën.

Jo se kam trajtime me antibiotik. Jam ushqyer si ditë të tjera. Kam pirë paracetomol kur kam pasur temperaturë. Kam pirë lëngje. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pamenaxhueshme. Është pak më shumë se gripi normal. Jam në ditën e tetë. Javën tjetër bëhet tamponi i parë dhe kuptoj nëse kam koronavirus.

Besoj nga e hëna. Sot jam shumë mirë. Kam vetëm pak kollë. Është një kollë e thatë por jo e bezdisshme. Është një grip shumë i menaxhueshëm. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar njerëzit.

As për frymëmarrjen, as për temperaturën e lartë. Familjarët e mi janë në karantinë por nuk janë të infektuar. Unë mund të dalë para të hënës me rezultat negativ ndaj koronavirusit.

Unë mendoj se e gjithë është vetëm paniku. Po qe se njerëzit do ta kuptojnë kalon shumë më lehtë. Një çikë frikë ishte në fillim. Nuk është se të bllokon menjëherë.

Ushqehu mirë, hap dritaret dhe dil në ballkon. Më ka ndihmuar familja.

Si je infektuar?

Marku: Kam qëndruar për darkë. Dorën ia kemi dhënë. Tavolina ka qenë e madhe. Nga 10 persona që ishin janë infektuar 3 vetë. Risku nuk është 100% që kush takohet mund ta marrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME