Categories Lajme

Flet shoferi në Kakavijë

Shoferi i ambulancës që përplasi fëmijën 10-vjeç Samuel Ndoji në Kakavijë do të qëndrojë në bu rg pa afat. Masa e sigurisë për Armir Golemin është dhënë ditën e sotme nga gjykata e Gjirokastrës. Ai mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij se ka qenë brenda normave të lejuara të shpejtësisë dhe se fëmija i ka prerë rrugën.
Shoferi eshte shprehur mjaft i penduar per ate qe ndodhi.

“Po nxitoja për të çuar në spital të sëmurin, fëmija më preu rrugën. Isha duke ecur me 75 km/orë. Nuk do të doja të kishte ndodhur kurrë kjo që ndodhi””, ka thënë ai para togave të zeza. Shoferi është shprehur se në automjet në momentin e përplasjes kishte një të sëmurë dhe nxitonte për ta çuar në spitalin e Gjirokastrës.

Avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj theksoi se klienti i tij ka qenë brenda normës së shpejtësisë së lejuar dhe se për këtë fakt ai veçse ka zbatuar rregullat e vendosura. Golemi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e fëmijës.

Qeveria ka vendosur t’i vijë në ndihmë familjes së 10-vjeçarit, duke asistuar me një shumë prej 500.000 lekësh të rinj. “Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjeraEngjëlli i vogël u dhëntë forcë”, shkruante dje Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME