Sizmiologu i njohur grek, Akis Tselentis, i cili ka bërë edhe paralajmërimet për këto valë tërmetesh të forta në vendin tonë, është telefonuar mëngjesin e sotëm nga gazetari, Enkel Demi, nga studio e Abcnews, për të komentuar tërmetin e madh me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që përfshiu Shqipërinë në orën 03;54 minuta.
Sizmologu i njohur deklaroi, se ky ishte “piku më i lartë” i valës së tërmeteve që priteshin dhe pasgoditjet, sa vijnë e do të pakësohen.
Tërmeti ka shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur. Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare./abcnews
