Flet për mediat turisti polak i rrëzuar në gjirin e gjipesë mesditën e djeshme në Vlorë.Turisti polak ka fraktura dhe thyerje në pjesën e këmbës teksa pohon se gëzon shëndet të plotë Anxhei Pistek tregon se u ngjitë mbi kanionë dhe më pas u rrëzua kur nuk arriti dot të mbahej sic duhet për tu ngjitur në të.
Ka pritur ndihmën mjeksore nga 13:00 e mesditës së djeshme kur ka njoftuar sallën e urgjencës dhe rreth orës 16:00 ka dëgjuar zëra pasi ishte e pamundur për ta ndihmuar më parë për shkak të terrenit i cili nuk lejonte të vinte helikopteri. Turisti polak shprehet se do e vizitoj sërish Shqipërinë se i pëlqen shumë dhe se kjo gje mund të ndodhte kudo.
Një turist i huaj që po vizitonte vendin tonë ka rrezikuar të humbë jetën teksa ishte duke ngjitur kanionin e Gjipesë. Litari me të cilin po ngjiste shkëmbinjt e thepisur është këputur dhe ai është bllokuar brenda kanionit. Kanë qenë forcat Delta dhe një alpinist shqiptar që kanë bërë të mundur nxjerrjen e alpinistit polak që kishte ngecur mes shkëmbinjve.
Një turist polak ka rrezikuar jetën e tij gjatë eksplorimit të zonës se Gjipesë në Himarë. Alpinisti polak Angjei Pistek mesditën e djeshme është rrëzuar dhe ka ngecur në kanionin e Gjipesë në një lartësi prej më shumë se 50 m.
Turisti ka kërkuar ndihmë nga policia dhe forcat zjarrfikëse që prej orës 13 të së premtes, por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së mjeteve të duhura shpëtimi i tij ka qenë i pamundur gjatë ditës së djeshme.
Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të shtune sërish forcat Delta kanë shkuar për të nxjerrë alpinistin polak, por nuk kanë arritur deri sa në operacionin e shpëtimit ka ndërhyrë edhe alpinisti Kosta Xhaho i cili ka zbritur deri tek humnera ku kishte rënë turisti, të cilin më pas e ka lidhur dhe ka bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni. Alpinisti është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërsa gjendja e tij shëndetësore tashmë është e stabilizuar, në një pronocim për mediat alpinisti polak Angjei Pistek tregoi rreth inicidentit që për pak sa nuk i mori jetën.
“Unë erdha këtu për alpinizim dhe ishin le të themi ditët e fundit të pushimeve. Zgjodha të eksploroja kanionin e Gjipesë një vend të rrezikshëm, por ku unë mund të bëja foto të mrekullueshme.
Në një moment nuk e kuptova si më rrëshqiti litari dhe e gjeta veten në një vend ku nuk mund të lëvizja ndoshta edhe për shkak se kam lënduar këmbët. Telefonova policinë dhe më erdhën menjëherë në ndihmë por për shkak të terrenit shpëtimi im zgjati shumë. I falenderoj të gjithë me zemër dhe nuk mërzitem pasi është diçka që mund t’i ndodhi çdo njeriu.”
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, zona është tejet e rrezikshme por pavarësisht kësaj kjo nuk e ndaloi alpinistin polak që të zhvillonte sportin ekstrem të alpinizmit.

