Categories Lajme

Flinte në krevat-dollap dhe paguhej vetëm 300 franga, çifti akuzohet se skllavëroi 20-vjeçaren: Dadot shqiptare po keqtrajtohen në Zvicër

Një çift nga Bazeli mësohet se ka punësuar një dado 20-vjeçare nga Shqipëria, të cilën e ka shfrytëzuar si skllave. Rasti tani po shqyrtohet në Gjykatën Penale të Bazelit.

Siç theksohet në aktakuzën e prokurorisë publike, e reja merrte vetëm 300 franga në muaj. Ajo flinte në dhomën e fëmijëve në një “krevat dollap”. Kur ajo ishte ankuar për pagesën, çifti i kishte marrë edhe pasaportën.

Për ato pak para që fitonte ajo duhej të pastronte apartamentin me katër dhoma të familjes, të kujdesej për tre fëmijët dy, pesë dhe nëntë vjeç, të gatuante për familjen dhe të lante rrobat. Madje, në rastet kur punëdhënësit e saj nuk ishin të kënaqur, ajo, sipas akuzës, edhe është rrahur.

Tashmë çifti akuzohet për trafikim njerëzor, detyrim dhe shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin, shkruan media vendase baslerzeitung.ch.

Në fillim të seancës kryesore të mbajtur të premten, të dy kanë mohuar akuzat.

“E reja shqiptare ka përhapur gënjeshtra, madje ka goditur edhe fëmijët e tyre”, ka pohuar në gjykatë kryefamiljari 38-vjeçar. Ata vetëm kishin dëshiruar ta shpëtonin të renë nga kushtet e rënda ekonomike. 20-vjeçarja ishte e punësuar më parë në Aargau, ku edhe aty ishte trajtuar keq.

Por, siç doli nga procesi, çifti i Bazelit thuhet kishte punësuar edhe më parë dado, në rrethana të ngjashme diskriminuese. Në këtë proces mësohet se ka pasur tentativa presioni ndaj viktimës sot 20-vjeçare, në mënyrë që ajo të tërheqë deklaratat e saj. Viktima tani jeton në një vend të fshehtë.

Të resë, tani viktimë, i ishte dashur të linte shkollën e mesme në Shqipëri për të ndihmuar në biznesin e prindërve të saj.

Ajo kishte fituar punën e dados përmes një agjencie e cila pohonte se puna deri në tre muaj ishte e ligjshme në Zvicër. Por, kjo nuk eshte e vërtetë. Për punësimin e shtetasve shqiptarë në Zvicër kërkohet pasja e lejes. Megjithatë, rrethanat tregojnë se dadot shqiptare po shfrytëzohen sistematikisht në Zvicër.

Për shkak se çështja po trajtohet nga një trup gjykues me tre gjykatës, mund të pritet një dënim me burg deri në pesë vjet. Vendimi do të merret javën e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME