Categories Sport

Miqësorja me Italinë, Reja: Kemi probleme me dëmtimet dhe ata që nuk i lejojnë ekipet

Miqësorja e 16 Nëntorit me Italinë në Tiranë do të jetë e veçantë për tifozët, por edhe për trajnerin Edoardo Reja. Një ndeshje e kërkuar me ngulm edhe nga Reja, kur kampionët e Europës nuk arritën të kualifikoheshin në finalet e Botërorit.

Edoardo Reja: Mora vesh nga media që ata po kërkonin kundërshtarë për të luajtur në miqësore. Telefonova menjëherë Presidentin Duka dhe i thashë që të tentojmë të parët që të organizonim një miqësore me ta dhe pasi negociuam gjithçka shkoi mirë dhe Italia pranoi të luante me Shqipërinë.

Pas ndjesive për sfidën me vendin e tij Reja sqaroi edhe situatën e lojtarëve.

Edoardo Reja: Më vjen keq që kemi shumë dëmtime, kam një listë të gjatë këtu. Balliu ka pak probleme dhe mbetet t’u vendosur. Dërrmaku, Gjasula, Manaj, Çekiçi, Veseli e Strakosha janë të dëmtuar. Më pas ka probleme edhe klubet, që nuk i lënë lojtarët të lirë. Është Balaj, Cikalleshi apo Uzuni, që ka ndeshje dhe është në pikëpyetje, dhe nuk i lënë.

Reja tha edhe se çfarë pret nga Italia, që ka vetëm fitore me Shqipërinë në 3 ndeshjet e mëparshme.

Edoardo Reja: Mançinin e njoh mirë, ai nuk do vijë këtu për shëtitje dhe me siguri do të provojë ndonjë lojtar të ri, por edhe ai duhet të ketë në konsideratë gjendjen e lojtarëve që luajnë këtë fundjavë në Serie A. Patjetër, Italia është një skuadër e frikshme, i dimë vlerat e tyre, por mua më intereson që Shqipëria të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të jetë në lartësinë e duhur.

Shqipëria përveç sfidës me Italinë të mërkurën do të zhvillojë edhe një miqësore me Armeninë të shtunën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME