Një ngjarje të sikletshme të kaluar në jetën e tij ka treguar aktori i humorit, Florian Binaj. I ftuar në “Shiko kush luan”, në rubrikën “Ndaje ose haje”, ai është detyruar t’i kthejë përgjigje një pyetjeje pak me spec.
Florjani duhet të tregonte emrin e një vajze që i ka pëlqyer shumë dhe aktori vendosi të përgjigjej duke treguar një histori.
Aktori i humorit rrëfeu se dy të rinjtë kishin nisur pëlqimet ndaj njëri-tjetrit, madje ai i kishte blerë një arush për ditën kur do takoheshin tek kodrat e Liqenit.
Mirëpo kur mbërriti atje u habit kur pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një tjetër.
Nga kjo ngjarje kanë kaluar shumë vite, megjithatë Florjani e tregon me humor, edhe pse i martuar e baba i dy fëmijëve.
