Categories Lajme

Floriana Garo rrëfen këshillën e Berishës: E kam mbajtur “vath në vesh”

Para disa javësh, Floriana Garo u shfaq pranë ish kryeministrit Sali Berisha gjatë një konference për shtyp duke treguar se i është bashkuar “Foltores” si drejtoreshë komunikimi. Kujtojmë se Garo ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të PD. Në emisionin “Ftesë në 5”, Floriana Garo ka zbuluar marrëdhënien me vjehrrën, për të cilën në një dalje tjetër televizive tha se nuk e mbështeti në angazhimin pranë Berishës për shkak të bindjeve politike.

Garo tha se vijon të jetë ende e njëjta situatë, por nuk është e shqetësuar pasi ka mbështetjen e bashkëshortit. Ndërsa për kalimin nga Basha tek Berisha, u shpreh se nuk e kishte aspak të vështirë. Ndër të tjera zbuloi këshillën që i ka dhënë ish kryeministri për daljet e saj në ekran. Floriana Garo: Vjehrra ime më mori sot në telefon dhe tha më kanë marrë ata të Top Channel dhe duan një mesazh. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Jemi të lumtur që jemi afër.

Bieta Sulo: Ka pasur diskutime për politikën?

Floriana Garo: Ka pasur diskutime sepse bindjet janë të ndryshme. Unë e di që është e djathtë, megjithatë ka tjetër mendësi sa i përket arritjes së Shqipërisë që ne dëshirojmë të kemi dhe nuk e ka përqafuar angazhimin tim por nuk e kam problem këtë gjë sepse më ka mbështetur im shoq.

Bieta Sulo: Argumenti që i ke dhënë?

Floriana Garo: Që unë e besoj këtë gjë dhe kur e besoj diçka, i futem me mish e shpirt. Nuk besoj gjëra kollaj, por kur e besoj, investohem.

Bieta Sulo: Kalimi nga Basha tek Berisha ishte e vështirë?

Floriana Garo: Jam investuar me mish e me shpirt për fushatën e PD. Jam e djathtë në bindje, por për mua PD nuk është asgjë pa liderin historik Sali Berisha. Nuk ka qenë e vështirë për mua që të kaloja nga ideja e Bashës që ishte kryetari i partisë dhe unë zëdhënësja e fushatës. Kam bërë më të mirën ashtu siç po bëj më të mirën tani me zotin Berisha. Unë e kam takuar zotin Berisha në vitin 2012 dhe kemi ruajtur marrëdhënie kortezie, por ka qenë gjithmonë këshillues dhe bashkëbisedues shumë i mirë.

Bieta Sulo: Këshilla që të ka dhënë?

Floriana Garo: Mos ji shumë agresive në emisione televizive sepse nuk përcillet mirë nga teleshikuesit. Këtë e kam mbajtur vath në vesh. Ai më ka lënë hapësirë të shprehesha e të isha vetvetja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME