Categories Lajme

Fluturimet nga Shqipëria, evidentohet kompania më problematike, rekord vonesash e anullimesh

“Viti 2018 në aviacionin civil europian, konsiderohet si ndër më problematikët në dekadën e fundit sa i përket vonesave dhe anulimeve të fluturimeve”:  Ky është një konstatim zyrtar i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Sipas raportit të fundit,  “në aeroportet më të mëdha të Europës, sidomos në stinën e verës vonesat tejkaluan normën mesatare duke u kthyer në një problem serioz.

Shkaqet kryesore, lidhen me mungesën e kapaciteteve, operimit dhe problemeve teknike apo grevat e shumta në veçanti të disa kompanive ajrore.

Shqipëria nuk i shpëtoi këtij problemi dhe në veçanti ato linja që operojnë me Italinë.

Siç shikohet edhe nga tabela përkatëse kompania më problematike me numrin më të lartë të anulimeve dhe vonesave të fluturimeve është Fly Ernest, e ndjekur nga Blue Panorama, Adria dhe Albaëings.

Gjithashtu sa i përket orëve të vonesave të gjata mbi 7 orë problematike mbetet kompani Fly Ernest e ndjekur nga Blue Panorama.

Nga të dhënat që na vijnë nga përgjegjësja e Sektorit për të Drejtat e Pasagjerit në AAC, znj. Enkela Hajderi, një aspekt problematik që lidhet me mos respektimin e të drejtave të pasagjerëve është me kompaninë Fly Ernest, e cila ka një numër shumë të ulët të kompensimeve të pasagjerëve.

Kompania që respekton më shumë pasagjerët në aspektin e kompensimeve është Blue Panorama me rreth 500 të tilla.

Ndërkohë kompanitë më serioze që respektojnë të oraret, janë Turkish Airlines, Austrian Airlines, Alitalia, Lufthansa, British Airëays, Aegean.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar po punon ngushtësisht me palën italiane dhe me Komisionin Europian për të rikthyer normalitetin për respektimin e të drejtave të pasagjerëve.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME