Categories Lajme

Meshkujt shqiptarë beqarë, janë më dembelë

Referuar anketës së bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT, gjatë vitit 2017 – 2018, në mesin e femrave të moshës 15 – 49 vjeç, përqindja e punësuar aktualisht është më e lartë tek ato që kanë qenë të martuar më parë, por që janë të divorcuara, të ndara ose të ve) se sa ato që aktualisht janë të martuar ose në bashkëjetese konsensuale, përkatësisht me (53% kundrejt 42%).

Ky rezultat, mund të ndikohet nga fakti se pa mbështetjen e bashkëshortit, femrat marrin përgjegjësinë e plotë  për ekonominë e tyre. Ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt e të njëjtës grupmoshe, ku  73% e meshkujve të martuar janë të punësuar në krahasim me 54% e atyre që më parë ishin të martuar.

Ndërsa në këtë rast, duket se meshkujt “shkarkohen”, nga përgjegjësia për të mbajtur familjen.  Po ashtu,  zona e banimit është një faktor përcaktues në punësimin për gratë.

Në zonat urbane, 43% e tyre janë të punësuar në krahasim me vetëm 28% në zonat rurale. Për meshkujt nuk ka dallim thelbësor sipas llojit të vendbanimit: 55% janë të punësuar në zonat urbane krahasuar me 58% në zonat rurale.

Sa i përket arsimimit, sa më i lartë niveli i arsimimi i një gruaje, aq më shumë të ngjarë ka, që ajo të jetë e punësuar. Sipas anketës, 26% e atyre me arsimi fillor 4-vjeçar ose më pak janë të punësuara krahasuar me 57% të atyre me universitet ose arsim pasuniversitar . Ndërsa te meshkujt, raporti është 39 për qind me 62%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME