Categories Lajme

FNSH në Ballsh, policia shpërndan me spray naftëtarët, njërit i bie të fikët

Tensionohet situata në uzinën e Ballshit. Policia ka përdorur spray për shpërndarjen e naftëtarëve protestues të mbledhur aty prej orëve të para të mëngjesit.

Kjo i ka revoltuar naftëtarët, të cilën kanë hedhur shishe plastike në drejtim të tyre ndërsa nuk munguan dhe konfrontimet fizike. Një prej naftëtarëve nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar me makinë private në spital.

“E bëtë shkëlqyer punën tuaj, hodhët spray mbi nënat dhe motrat tuaja se kërkuan bukën e fëmijëve pas 40 vitesh. Kjo është dekorata që do të merrni kur të shkoni drejt Tiranës. Në Mallakastër do të mbaheni mend siç erdhën FNSH në ’97 për të djegur mallakastriotët. Atë portë nuk e mbroni dot pafund, nuk duam ta dhunojmë. Jemi njerëzit e duhur që duam të shkojmë te vendet e punës. E bëtë shërbimin tuaj, ulni skafandrat tuaja. Mos kujtoni se nuk do të vimë nesër, me gra dhe fëmijë do të vimë këtu.Ka 30 vite që politika tallet me ne.Turp tu vijë” tha përfaqësuesi i Sindikatës.

Naftëtarët tentuan disa herë të futen me forcë në uzinë.

Përplasja prej orëve të para të mëngjesit

Ashtu siç paralajmëruan tre ditë më parë, naftëtarët e Ballshit kanë vijuar me përshkallëzimin e protestës këtë të hënë. Ata po tentojnë të futen me forcë në uzinë. Para dyerve të rafinerisë është vendosur një kordon policie.

Kërkesat e tyre mbeten të njëjta.Tu shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe pastaj të mbyllin rafinerinë, ose të nisë puna në uzinë por me kontratë.

“Të na japin detyrimet dhe uzinën ta çojnë për skrap ku të duan.Vinë vjedhin dhe nuk ngopen, ishalla e paguajnë. Shteti të na japë çfarë na detyrohet. Kemi fëmijët në shkollë, nesër fëmijët tanë mund të ulen në karriget e tyre, nëse bëhen si këta politikanë mos u bëfshin kurrë” tha një naftëtar i revoltuar.

“Duam lekët tona!” thirrën më pas ata në kor. Fillimisht u tentua të hyhet me forcë në portën kryesore dhe më pas në një tjetër hyrje. “U bëj thirrje forcave të policisë private të mos provojnë punëtorët dhe turmën” tha kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj.

“Mashtrime të radhës për tu përçarë juve për të mos kërkuar bukën e fëmijës. Në rafineri ka rënë bomba, nuk shërbehet më në rafineri brenda. Nuk duam një Gërdec në Mallakastër. Unë punoj mbi reaktorët, nuk u shërbet reaktorëve kimik. Mos të ndodhë si në Bejrut, jemi në rrezik të gjithë. Këtë forcat e rendit nuk e dinë, të vinë specialistët dhe ta shohin” tha më tej Dautaj.

Për të shmangur incidentet ka mbërrritur edhe FNSH. Naftëtarët nuk lejohen ti afrohen uzinës por këta të fundit thonë se janë të vendosur që sot të futen në ambientet e punës.

Dakordësia që mbeti në letër

Naftëtarët kishin arritur një dakordësi me kompaninë Allum Enterprises për rifillimin e punës, por ata thonë se u kanë dhënë vetëm një letër pa firmë e vulë. Kjo fundjavë ishte afati për nënshkrimin e kontratave dhe kalimin e një page, por sipas tyre premtimi nuk u mbajt ndaj nisën protestat.

Rafineria në Ballsh ndërpreu punën vjeshtën e kaluar, pasi shoqëria që e administronte në atë kohë u akuzoi Bankers Petrolium se nuk e furnizonte me naftë bruto. Prej asaj kohe naftëtarët mbeten pa punë dhe në vazhdimësi kanë protestuar dhe zhvilluan një grevë urie për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME