Categories Lajme

FOKUS – Trump kërkon një samit të G7-s për COVID-19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump insistoi për një rikthim në normalitet, duke kërkuar edhe zhvillimin e një samiti të G7-s, ndërkohë që kontinenti amerikan po përballet çdo ditë me bilance të larta të të vdekurve si pasojë e koronavirusit, veçanërisht në Brazil dhe në Peru. Miliarderi republikan, shumë i kritikuar për menaxhimin e tij të krizës shëndetësore në SHBA dhe që dëshiron me çdo kusht të rihapë ekonominë e vendit të tij disa muaj nga zgjedhjet presidenciale, sugjeroi të mërkurën mbajtjen në qershor të një samiti të G7-s në Camp David, në veri të Uashingtonit, në vend të takimit të planifikuar videokonferencë.

“Do të ishte, një simbol i shkëlqyeshëm për të gjithë. Normalizim!”,  shkroi ai në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Kjo shkaktoi reagime të kujdesshme nga disa drejtues të G7-s në këtë fazë, duke pezulluar pozicionet e tyre në të ardhmen, veçanërisht për kushtet shëndetësore dhe rekomandimet e ekspertëve. Optimizmi i amerikanëve bie ndesh me situatën në vendin e tij, më i prekuri në botë për nga numri i të infektuarve, 1,55 milionë raste. Universiteti Johns Hopkins njoftoi më shumë se 1 500 të vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 93 400 viktima, përfshirë gati një të tretën vetëm në Nju Jork.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME