Categories Lajme

Më 1 qershor hapen çerdhet dhe kopshtet, ja rregullat për prindërit dhe edukatorët

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Ministria ka parashikuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor ndërkohë që rregullorja  prej 7 faqesh është shpërndarë në të gjitha kopshtet e çerdhet. -Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri. -Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit  60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën  tek personeli i çerdhes

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

-Në momentin që fëmija hyn në institucion cdo ditë

-Do i matet temperature me termometër digjital

-Do i pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe / Kopësht

-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në cerdhe/ kopësht.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëdrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njër tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije)

-Të kryhet dezinfektimi i cdo dhome cdo ditë

-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese

-Në fund të ditës të kyrhet dhe dezinfektimi I mjediseve të përbashlkëta

-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

-Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdoren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME