Categories Lajme

Tërmeti / Vlora dhe Gjirokastra shkunden në mesnatë

Tërmet/ Vlora dhe Gjirokastra shkunden në mesnatë, tronditje 5.9 ballë në tokën greke por ndihet dhe në Shqipëri Një tërmet i fuqishëm ka tronditur tokën greke mesnatën e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ishte me magnitudë 5.9 i shkallës Richter, ndërsa epiqendra e tij ishte në Detin Mesdhe. Në fillim u raportua se magnituda e tij ishte 6.2, por pas verifikimeve Qendra e Sizmologjisë Europiane raportoi se magnituda e tij ishtë 5.9 Richter, ndërsa thellësia 10 kilometër.


Tërmeti u ndje në disa shtete veç Greqisë, pasi Italia, Malta, Kosova, Kroacia dhe Shqipëria u tronditën nga lëkundjet. Në vendin tonë ishin qytetetarët e Vlorës dhe Gjirokastrës të cilët u zgjuan nga lëkundjet e tërmetit, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Edhe në Greqi, ku lëkundjet ishin më të mëdha nuk është raportuar deri më tani për asnjë viktimë apo të lënduar, për shkak të largësisë së epiqendrës nga qytetet. Ndërkohë janë ndjerë edhe paslëkundje në Kretë, por magnituda e tyre ka qenë e vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME