Categories Lajme

FOKUS – Turqia ndërpret kërkimet për hidrokarbure, të kritikuara nga Greqia

Turqia njoftoi sot se do të ndërpriste projektin për eksplorimin e hidrokarbureve në një zonë të diskutuar të Mesdheut Lindor, një gjest që parashikon të ulë tensionet me Athinën. Javën e kaluar, Ankaraja njoftoi se anija kërkimore sizmike “Oruç Reis” do të vendosej në afërsi të ishullit grek të Kastellorizos, pranë brigjeve turke.

”Presidenti Erdogan tha se për sa kohë që negociatat janë në proces, ne do të presim ca kohë në mënyrë që të sjellim një qëndrim konstruktiv”, theksoi sot Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. “Greqia është një vend i rëndësishëm fqinj për ne (…). Ne jemi të gatshëm të diskutojmë me Greqinë”, shtoi ai në një intervistë me kanalin e lajmeve CNN-Turk.

Deklaratat vijnë ndërsa tensioni u përshkallëzua në Mesdheun lindor javën e kaluar, madje Athina dërgoi anije ushtarake në detin Egje.

Zbulimi vitet e fundit i fushave të mëdha të gazit në Mesdheun Lindor ka shtuar oreksin e vendeve fqinje, të tilla si Greqia, Qipro, Turqia, Egjipti dhe madje edhe Izraeli. Turqia ka rritur shpimet eksploruese pranë brigjeve të Qipros, duke rritur zemërimin e pjesës më të madhe të vendeve në rajon dhe të Bashkimit Europian, të cilat i cilësojnë si ”aktivitete të paligjshme”. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME