Categories Lajme

Grabitet fabrika e përpunimit të peshkut në Elbasan

Një fabrikë e përpunimit të peshkut në fshatin Labinot-Fushë në Elbasan ka rënë pre e grabitjes. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë disa persona të maskuar kanë grabitur kasafortën e këtij restoranti. Ata kanë humbur të hapin një nga dy kasafortat, ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete. Dyshohet se sasia e parave që kanë marrë grabitësit e kalon vlerën e 10 milionë lekëve. Ata e kanë transportuar kasafortën me një karrocë, për shkak të peshës së rëndë.

Dyshohet se në këtë ngjarje është kanë marrë pjesë një numër i madh personash për shkak të peshës së rëndë të kasafortës, ndërsa pjesa tjetër kanë bërë rolin e vëzhguesit jashtë ambienteve të kompanisë. Në grabitje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilave e një tonazhi me të rëndë ka bërë transportin e kasafortës. Pasi kanë kryer grabitjen autorët janë larguar me një automjet tip Benz ML. Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e kompanisë.

Nga kamerat duken dy persona të cilët kërcënojnë me armë rojen e firmës që ka rënë pre e grabitjes, si dhe momenti kur largohen nga ambientet e saj. Burimet thonë se janë sekuestruar edhe pamjet filmike në aksin rrugor Peqin-Elbasan ku dyshohet të jenë larguar autorët. Ditën e djeshme janë shoqëruar disa persona të cilët dyshoheshin se mund të kishin dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë nga Policia e Shtetit nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME