Categories Lajme

‘Forca e Ligjit’ i dërgoi formularin, zbardhet vërtetimi i pasurisë së Lulzim Berishës. Kadastra: Nuk ka asnjë pronë

Publikohet vërtetimi i pasurisë së Lulzim Berishës, i njohur si ish kreu i ‘Bandës së Durrësit’, i cili po i nënshtrohet verifikimit nga ana e Operacionit të Forcës së Ligjit, pasi dyshohet se ka krijuar pasuri përmes veprimtarive kriminale.

Pasi dorëzoi formularin e OFL, pranë Drejtorisë së Policisë, Lulzim Berisha është pajisur sot me një vërtetim nga Kadastra, ku thuhej se ai nuk ka asnjë pronë në emër të tij. Në përgjigjen zyrtare që mban datën e sotme, sqarohet se në emër të Berishës nuk figuron asnjë pronë e regjistruar.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi dje një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, i cili u lirua në vitin 2016 me kusht.

Ai ishte dënuar fillimisht me burg përjetë e më pas me 25 vite. I kishin mbetur vetëm 5 vite dënim për të kryer, kur u lirua nga burgu më 5 dhjetor 2016 pas një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Gjykata i dha lirinë duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME