Categories Politike

“Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tretë”, ish-ministri zbërthen ‘qëllimin’ e KÇK dhe OFL

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se kryeministri Edi Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tretë. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se KÇK-ja dhe OFL-ja janë gjetje politike për qëllime elektorale, duke e cilësuar si një film të stërparë.

Sipas tij, sot pjesa e kriminalizimit të pushtetit është njolla e zezë e dukshme e qeverisë. “Me KÇK e OFL synohet të pastrohet kjo njollë. Pra qeveria po përpiqet të thotë se të fortët që dolën nga burgjet dhe që bënë vota, nuk janë të saj. Kulmi!”, shkruan Manjani.

Ai thekson se ky kurth taktik dhe elektoral, meriton vëmendje dhe kundërpërgjigje elektorale nga opozita.

POSTIMI I MANJANIT

Përtej shakave që bëhen në rrjetet sociale, përtej arsyetimeve ligjore mbi pakushtetutshmërinë e vendimeve të qeverisë e të parlamentit, KÇK dhe OFL janë gjetje politike për qëllime elektorale.

Kam kohë që konstatoj dhe them se Edi Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tij të tretë. Duket si film i parë e stërparë. Veç se përshtaten gjetjet sipas kohës dhe rrethanave aktuale.

Sot pjesa e kriminalizimit të pushtetit është njolla e zezë e dukshme e qeverisë. Me KÇK e OFL synohet të pastrohet kjo njollë. Pra qeveria po përpiqet të thotë se të fortët që dolën nga burgjet dhe që bënë vota, nuk janë të saj. Kulmi!

Do e hajë dot njeri apo jo, mbetet për t’u parë. Por nëse fusha politike është pa kundërshtarë, qeveria nuk del pa gjë nga kjo përpjekje… 😔

Nga ana tjetër, ligji i KÇK dhe OFL, për aq sa do zbatohet, sigurisht me selektim politik, do shërbejë për të amnistuar të fortët që dalin të pastër nga ky proces, ose që nuk u shkon letra…

Pra efekti është i dyfishtë. Pa dyshim, këtu s’kemi të bëjmë as me shtet, as me ligj, as me drejtësi e as me luftë kundër krimit. Është thjesht fushatë elektorale.

Në këtë fushatë elektorale nuk flitet për ekonominë, punësimin dhe emigracionin masiv. Përkundrazi, flitet për krimin tamam si kronikat rozë që fryhen për të shmangur vëmendjen publike nga dështimet e qeverisë.

Shumë komode për një qeveri që nuk jep llogari për punët që s’ka bërë, me thënë të drejtën!!! Kështu e shoh këtë sjellje haptazi jo Kushtetuese, por edhe politikisht të papërgjegjshme të qeverisë! Nuk e di si e sheh opozita zyrtare, por ky kurth taktik dhe elektoral, meriton vëmendje dhe kundërpërgjigje elektorale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME