Categories Lajme

Forca të shumta policie mbërrijnë para kryeministrisë, shoqërojnë të rinj e gra

Forca të shumta policie kanë mbërritur para kryeministrisë për të shpërndarë organizatorët dhe pjesëmarrësit që po mbanin protestë kundër mbajtjes së maskës. Raportohet se janë shoqëruar më shumë se 10 persona, mes të cilëve kishte edhe gra e të rinj. Ndërkohë, para kryeministrisë mbërritën 5 makina të vogla dhe furgona, nga të cilat dolën edhe efektivë të forcave Shqiponja. Më parë, avokati Altin Goxhaj foli para kamerave duke thënë:

“Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hap ii parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky”. Pas fjalës së tij, personat e pranishëm hodhën maskat e tyre në një kosh me flakë duke i djegur në shenjë proteste ndaj udhrit të ri të qeverisë.

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi që maskat të mbahen me detyrim në çdo ambient, përvec shtëpisë në të kundërt, qytetarët do të marrin masë ndëshkimore 30 mijë lekë të vjetra që do të zbatohet në faturën e energjisë elektrike. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME