Categories Lajme

Foshnja shpëtohet nga rrënojat pas 60 orësh, në duar i gjejnë flokët e nënës, 19,300 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Një tjetër mrekulli është regjistruar në Hatay të Turqisë, plot 60 orë pas tërmetit shkatërrimtar që u ka marrë jetën mijëra personave, ndërsa janë plagosur qindra-mijëra të tjerë.

Bëhet fjalë për një foshnje vetëm 20-ditëshe, që u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte.

Por, ajo çfarë e bën më të ndjeshme situatën është fakti se, teksa e nxorën nga rrënojat të gjallë, ekipet e shpëtimit i gjetën në duar foshnjës së quajtur Kerem Ağırtaş flokë të nënës së tij.

Por, përtej dramës që përcjell në vetvete kjo ngjarje, ajo është një shpresë më shumë në punën e ekipeve të shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë të gjallë.

Ka shkuar në 19,300 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore.

Tre nga  pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME