Categories Lajme

FOTO/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpërndan 100 leje legalizimi për banorët e Velipojës

A. Fortuzi/- Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpërndau 100 leje legalizimi për banorët e Velipojës.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, para se të fillonte shpërndarjen e lejeve, u ndal pak tek siguria e ndërtesave që u legalizuan. Ai ju kërkoi qytetarëve që të rishikojnë objektet e tyre për të bërë forcimin e duhur, pasi tërmeti i shtatorit dhe i nëntorit dëshmoi se shumë objekte informale nuk ishin bërë në cilësinë e duhur. Ndërsa theksoi se vetëm nëpërmjet legalizimit mund të bënin të mundur edhe sigurimin e banesës apo biznesit.

“Pasi të merrni lejen e legalizmit bëni një verfikim të ndërtimit që keni. Shikoni problemet e fshehta me ndërtimin. Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment se çfarë na kujtoi tërmeti i shtatorit dhe i nëntorit. Duhet që herë pas herë të bëjmë një kontroll për qëndrueshmërinë. Kjo vlen në përgjithësi për banesat, por vlen në mënyrë të veçantë për ato që i përdorin në funksion të të tjerëve (hotele). Institucionet shtetërore janë në dispozicion për të bërë verfikimin e ndërtesave, pasi të përmbyllet procesi i legalizimit dhe për ato objekte që përmbyllin procesin e legalizimit dhe ju hapet mundësia për të marrë një leje ndërtimi për të bërë shtesa. Sa më shpejt të përmbyllim procesin e legalizimit aq më shumë ndihmojmë në këtë proces për certifikikmin e ndërtesave”, u shpreh Lame.

Ai ju kujtoi qytetarëve, që ende nuk e kanë përfunduar procesin, të interesohen për të plotësuar dokumentacionin që nevojitet.

“Velipoja përballon aktualisht një pjesë të mirë të turizmit vendas. Sa më shumë të përmirësohet situata, aq më mirë përballohet edhe niveli i shërbimit dhe i cilësisë në zonën turistike. Për zonat që kanë mbetur në Velipojë, ne po shkojmë drejt mbylljes së procesit të legalizimit. Unë do ju thoja vetëm një gjë: Procesi i legalizimit është tërësisht i shkëputur nga procesi i certifikimit të ndërtesës, nëse mban apo nuk mban. Legalizimi ju shërben për t’ju pajisur më dokument pronësie, të cilin mund të përdorni për të marrë një leje ndërtimi për të plotësuar objektin, për ta shitur, për ta blerë, pra për ta futur në qarkullim”, tha drejtori i Përgjithshëm Lame. /a.a/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME