Categories Lajme

FOTO/ Banesa përfshihet nga flákët, i zoti i shtëpisë nxirret pa ndjènja jashtë

Një banesë është djegur në katin e dytë të një godine në Kavajë mbrëmjen e sotme ndërsa pronari është nxjerrë në gjendje të asfiksuar pasi ndodhej brenda. Punonjësit e zjarrfikëses kanë bërë nxjerrjen nga banesa të zotin e shtëpisë duke përdorur shkallët metalike, ndërsa ai është gjetur brenda pa ndjenja. Mësohet se ai pasi ka konstatuar flakët është përpjekur të bëjë shuarjen e tyre por ka pësuar asfiksim duke i shkaktuar problem me frymëmarrjen. Banesa e cila është përfshirë nga flakët ndodhet në katin e dytë të një godine 5 katëshe në lagjen Nr 5 të qytetit të Kavajës ndërsa janë rrezikuar edhe banorët e tjerë. Ende janë të panjohura shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa në vendngjarje forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME