Një tërmet i fuqishëm ka goditur vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dëme të shumta në viktima dhe njerëz ka pasur në Thumanë, Durrës dhe zonën e Plazhit në Durrës.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme në zonën e Plazhit në Durrës hoteli “Mianmar” pothuajse është shembur plotësisht. Raportohet se nën rrënoja ka njerëz dhe po punohet për nxjerrjen e tyre.
PAMJE DRAMATIKE NGA SHEMBJA E HOTELIT NË DURRËS:

Tërmet i fortë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm.
Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa.
Deri më tani raportohet për 7 viktima dhe 200 të plagosur. Ndërkohë që mbi 200 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.


