Categories Lajme

Foto e çiftit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Në Korinth burri shqiptar ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij. 45-vjeçarja ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në Athinë për trajtim më të specializuar. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas shtypit grek, burri rreth 45 vjeç kishte pritur gruan e tij jashtë një shtëpie ku ajo punon dhe pas debateve të ashpra me të, e qëlloi me thikë disa herë. I dyshuari u largua dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa 45-vjeçarja shqiptare fillimisht u dërgua në spitalin e Korinthit dhe më pas u transportua drejt Athinës.

Ajo ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa mjekët thonë se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, megjithatë kjo do të zbardhet nga hetimet e policisë greke.

Pak ditë më parë, në Korfuz babai shqiptar Aleko Petro (me emër të ndryshuar nga Bardhyl Guri), qëlloi për vdekje me shufë hekuri vajzën e tij Anxhelina Petro dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME