Categories Lajme

‘Skifteri’ shqiptar i futet në banesë policit italian, por e pëson keq

Një ‘skifter’ shqiptar, 31 vjeç, është arrestuar në tentativë të vjedhjes së banesës së një polici italian. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit 2019, në Via Sarripoli dhe Brocchi, zonë e Pistoias.

Krimineli ishte përpjekur të hyjë në shtëpinë e një oficeri të policisë kur ky i fundit e pa atë në tarracën e tij. Shqiptari, në atë moment, u zbulua  dhe u hodh nga tarraca dhe u arratis. Polici, së bashku me një të fqinj, shkuan në ndjekje të hajdutit, por në një moment ata e humbën nga sytë. Pronari i banesës njoftoi kolegët e tij dhe në saj të përshkrimit, agjentët arritën që ta identifikonin dhe arrestonin në kohë hajdutin.

Fillimisht ata identifikuan makinën e 31-vjeçarit, brenda së cilës gjetën edhe një kuti me bizhuteri. Pas kësaj, shqiptari u arrestua për vjedhje të mbetur në tentativë dhe tashmë ai ndodhet në arrest shtëpie, me një byzylyk elektronik në këmbë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME