Categories Lajme

Foto/E groposi prapa shtëpisë të bijën dhe ‘i lutej’ Policisë: Ju lutem, më ndihmoni ta gjej!

“Ju lutem, më ndihmoni të gjej fëmijën tim!” – Kjo ishte shprehja që përsëriti disa herë në Policinë greke, babai i Anxhelina Petros gjatë marrjes në pyetje, derisa në fund u dorëzua dhe pranoi se ai e kishte vrarë atë.

Kur u intervistua, 52-vjeçari i kërkoi policisë së Korfuzit të bënte gjithçka për të gjetur vajzën e tij. “Ju lutem më ndihmoni të gjej fëmijën tim”,  thoshte pa pushim derisa në fund, u thye nga pyetjet e hetuesve dhe u detyrua të tregojë edhe se ku e kishte varrosur trupin e së bijës.

Kësisoj, mediat greke vazhdojnë të publikojnë detaje nga vrasja e vajzës fatkeqe shqiptare Anxhelina Petro, nga Berati, prej babait të saj. Ngjarja ka bërë bujë për faktin se vrasja është kryer për të ndaluar dashurinë e vajzës me një të ri nga Afganistani.

Grindjet e shpeshta në shtëpi dhe presioni i babait për ta ndaluar lidhjen e saj nuk e kanë cenuar vendosmërinë e vajzës, e cila e ka paguar me jetë atë dashuri.

Ishte miku i saj afgan që vuri në alarm policinë greke për zhdukjen e vajzës, mëngjesin e dy janarit dhe që çoi në zbulimin e autorit të vrasjes makabre: babait të saj.

Anxhelina nuk kishte kërkuar mbrojtje nga autoritetet greke për situatën ku ndodhej, sepse ishte e frikësuar nga i ati, prej të cilit edhe gjeti vdekjen. Këto janë fotot, e vajzës së re, plot jetë dhe gjallëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME