Xheni është një nga ish banoret më tërheqëse dhe njëkohësisht më të përfolura pas përfundimit të Reality Show-t Big Brother 9. Shpesh herë ajo u komentua për “lidhje-ndarjet” me Benardin e BB9, por më pas u tha se ata i ndanë rrugët me njëri-tjetrin. Xheni është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet.
Pak kohë më parë ish-banorja postoi një foto me djalin në fjalë dhe u përfol se ajo është rikthyer me Benardin. Por në fakt Xheni ka nisur një lidhje të re dashurie dhe e ka lënë pas të shkuarën.
Ish-banorja e ka pranuar vetë kur u pyet nga fansat në Instagram ku zbuloi gjithashtu se ai është shqiptar, por ka preferuar mos t’ja zbulojë identitetin.