Categories Lajme

FOTO/Goro betohet për mandatin e dytë, Gjiknuri: Sfidë e bashkisë së Himarës, zbatimi i ligjit të ri për kadastrën

Jorgo Goro u betua sot si kryetar i bashkisë së Himarës, për një mandat të dytë.

Në ceremoninë e betimit dhe konstituimit të këshillit bashkiak ishin të pranishëm deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, kryetari i qarkut Vlorë, Ervis Mocka, etj.

Në fjalën e tij Goro falënderoi Kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Himarës për besimin që i dhanë për një mandat të dytë në krye të bashkisë.

“Vazhdojmë punën e pandërprerë, projektet e larmishme kudo në bashkinë Himarë. Suksese Këshilltarëve të rinj të bashkisë dhe natyrisht shumë duartrokitje për ata që këto vite ndanë mendime dhe opinione të çmuara për Himarën tonë. Dhe që nuk do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë 4 vjeçar, për arsye dhe një absurditet të paparë dhe të padëgjuar kurrë më parë, veçanërisht në Himarë duke vetëpërjashtuar nga kauza jone “Himara mbi të gjitha”. Vazhdojmë ecim përpara me besim dhe natyrisht me shumë dedikim për njerëzit që na besuan. Himara e para, pastaj të tjerat vijnë vetë rrugës”, u shpreh Goro.

Këshilli i bashkisë së Himarës përbëhet nga 20 këshilltarë të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” dhe një këshilltar të Bindjes Demokratike. Kryetar i këtij këshilli u zgjodh Dhimiter Kapaj dhe zv/kryetare Mirka Gicoli.

Deputeti Gjiknuri duke i uruar suksese Goros në mandatin e ri si kryetar i bashkisë së Himarës shprehet se “përtej vazhdimit të projekteve transformuese, në këto 4 vite të ardhshme, sfidë e bashkisë do të jetë zbatimi i ligjit të ri për kadastrën, për ti dhënë zgjidhje shqetësimit të kahershëm të banorëve të kësaj zone”. Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit Jorgo Goro mori gjithsej 4209 vota.

   

   

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME